Shekulli – “Ushtronte” dhunë ndaj mësueses dhe nxënësve, denoncohet drejtoresha e shkollës

dhune

Drejtoresha e një shkolle 9-vjeçare ka përfunduar e denoncuar në policinë e Shkodrës nga një prej kolegeve dhe nxënësit e saj. Bëhet fjalë për titullaren e shkollës “Osman Dhampiraj” në Shtoj të Ri, Saime Hegrepi, ku një prej mësueseve dhe 2 nxënësit e akuzojnë për dhunë psikologjike e fizike. Denoncimin ato e kanë depozituar në drejtorinë vendore të policisë. Në ambientet e policisë, për 3 orë me radhë mësuesja, 2 nxënësit e shkollës, psikologia si dhe prindërit e njërit prej fëmijëve kanë bërë kallëzimet përkatëse. Sipas mësueses kjo nuk është hera e parë që në shkollë ndodhin të tilla incidente, por një ditë më parë situata ka degjeneruar pasi drejtoresha ka thirrur në shkollë të afërm të saj për të ushtruar dhunë.

http://shekulli.com.al/ushtronte-dhune-ndaj-mesueses-dhe-nxenesve-denoncohet-drejtoresha-e-shkolles/