Muajin e fundit ka pasur rritje të dukshme të migrantëve dhe refugjatëve që kanë hyrë në Shqipëri, si dhe rritje të numrit të kërkesave për azil. Nga muaji janar deri në 13 qershor të këtij viti rreth 2500 vetë kanë hyrë në Shqipëri dhe 1500 kanë kërkuar azil, bën të ditur zyra e UNHCR në qendrën rajonale në Bosnjë. Puna duhet vazhduar për të siguruar strukturat dhe proceduat adekuate në vend, përfshirë identidikimin e njerëzve me nevoja të veçanta, si viktima trafikimi ose fëmijë të pashoqëruar apo të shkëputur nga familja, për t’ i drejtuar ata në institucionet përkatëse. Sipas UNHCR: “Shqipëria, e ka menaxhuar rritjen e numrit të refugjatëve dhe migrantëve në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ka respektuar të drejtën për të kërkuar azil”.
http://shekulli.com.al/unhcr-shqiperia-destinacion-per-refugjatet/