Scan Tv – Të ardhurat nga artizanati, Klosi përpunuesve: Shfrytëzoni lehtësitë fiskale për të rritur ekonominë

Përpunuesit e produkteve shqiptare duhet të shfrytëzojnë lehtësitë fiskale të ligjit të zejtarisë dhe atij për agroturizmin, për të rritur ekonominë e tyre familjare. Ky ishte apeli i Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili sëbashku me Ministrin Ditmir Bushati vizituan panairin e Artizanatit, të zhvilluar në Velipojë. Klosi theksoi se artizanati, prodhimet e kulinarisë dhe prodhimet e traditës, janë mundësi e gjerë e punësimit dhe rritjes së të ardhurave brenda industrisë së turizmit.

http://www.scan-tv.com/te-ardhurat-nga-artizanati-klosi-perpunuesve-shfrytezoni-lehtesite-fiskale-per-te-rritur-ekonomine/