Me miratimin në fund të qershorit të këtij viti dhe me hyrjen në fuqi më 1 Janar 2019 do të kemi disa ndryshime të rëndësishme të taksave për disa drejtime të të bërit biznes në Shqipëri. Zv/Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka shpjeguar se si do të preken strukturat e agroturizmit nga ulja e tatim fitimit, eliminimit të taksës së infrastrukturës dhe ulja e TVSH-së për akomodimin dhe ushqimin.