Shqipëria ka fituar vetëm tre pozicione në indeksin global të talenteve, që publikohet çdo vit në prag të fillimit të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Por, pavarësisht progresit në renditje, aftësia e Shqipërisë për të rritur apo edhe thithur talente duket se është përkeqësuar, pasi pikëzimi ka pësuar rënie. Kështu, në raportin e këtij viti, Shqipëria renditet e 75-ta ndër 125 vende të ndryshme të botës, me 37.35 pikë. Ky pozicionim e rendit vendin tonë ndër 3 performuesit më të dobët në Europë, më mirë vetëm se Moldavia dhe Bosnje Hercegovina.