‘Mbështetja për bujqësinë për vitin 2018 është më e larta në 27 vite.’ Deklarata ka ardhur nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë takimit në njësitë Grabian dhe Gradishtë, Bashkia Divjakë, në kuadër të turit të llogaridhënies publike. Sipas tij, së bashku me kontributin e buxhetit të shtetit si dhe programit IPARD, mbështetja për bujqësinë arrin vlerën e 93 milionë lekëve.