Scan Tv – Rinia që nuk bën asgjë. 209 mijë të rinj shqiptarë nuk shkojnë as në punë e as në shkollë

rinia-kafe-765x383

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave në vend tregojnë se 209 mijë të rinj në vendin tonë, as punojnë e as shkollohen. Këta të rinj janë të moshës 15-29 vjeç dhe në grup moshën e tyre zënë 1/3. Pra, thuajse një në tre të rinj, në vendin tonë, as punon e as shkollohet. Mes gjinive, te femrat fenomeni është ndjeshëm më i theksuar, pasi këtu norma e atyre që nuk bëjnë asgjë ngjitet në 34%. Problematika duket se është rrjedhojë sa e dembelizmit dhe e mentalitetit, aq edhe e dëshirës për t`u larguar nga vendi.

http://www.scan-tv.com/rinia-qe-nuk-ben-asgje-209-mije-te-rinj-shqiptare-nuk-shkojne-as-ne-pune-e-as-ne-shkolle/