Fondi Shqiptar i Zhvillimi njofton se kanë përfunduar punimet në rrugën “Lalëz-Bizë-Draç”, 6.8 kilometra, një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Rruga është pjesë e aksit rrugor rajonal që lidh zonën turistike të Kepit të Rodonit me pjesën tjetër të Njësisë Administrative Ishëm, pjesë e Bashkisë Durrës. Janë rreth 5,000 banorë të kësaj Njësie Administrative, që përfitojnë drejtpërdrejt nga rikonstruksioni i këtij segmenti. Rruga e re do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe gjallërimin e ekonomisë lokale.