Scan TV – Përdorimi i telefonave në shkollë – Deputetët francezë votojnë ligjin e ri për ndalimin e tyre

Telefonat-ne-shkolle-765x383

Deputetët francezë votuan të enjten ligjin për ndalimin e përdorimit të celularëve në shkollat fillore dhe shkollat e mesme. Sipas masave të reja, ligji bën një përjashtim për telefonat e përdorur për qëllime pedagogjike ose pajisjet e nevojshme për fëmijët me aftësi të kufizuara. Sugjerimi i ligjit mbi ndalimin e përdorimit të telefonave në shkollat fillore dhe të mesme u miratua në një seancë publike. Kjo gjë synon përmirësimin e përqendrimit të nxënësve si dhe parandalimin e sulmeve në internet.

http://www.scan-tv.com/perdorimi-i-telefonave-ne-shkolle-deputetet-franceze-votojne-ligjin-e-ri-per-ndalimin-e-tyre/