Qeveria ka miratuar disa ndryshime në vendimin e datës 7 shkurt 2018 ku përcaktohet mënyra e shpërndarjes së fondeve për zhvillimin rural, me fokus mbështetjen e agroturizmit. Ndryshimet në thelb zgjerojnë gamën e përfituesve të mbështetjes financiare për diversifikimin e aktivitetit ekonomik në zonat rurale.