Scan Tv – Librat falas. Hyn në fuqi vendimi, shtohen kategoritë përfituese

LIBRA-SH-740x383

Ndryshe nga një vit më parë, nxënësit e klasës së parë deri në klasën e katërt do të përfitojnë librat shkollorë falas. Një muaj para nisjes së shkollës, qeveria ka miratuar ndryshimet në udhëzimin e përbashkët të ministrisë së Arsimit dhe asaj të financave për procedurat e përdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit për tekstet të arsimit parauniversitar. Po ashtu këtë vit shtohen dhe kategoritë përfituese të nxënësve ku përfshihen edhe nxënësit që janë i treti e më lart në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje, ata që vijnë nga familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, fëmijët viktima të trafikimit, të cilëve u ofrohet ndihmë e asistencë si edhe fëmijëve të cilët janë përfitues në institucionet e përkujdesit social rezidencial publik, në Qendra Kombëtare të Pritjes së Viktimave të Trafikimit.

http://www.scan-tv.com/librat-falas-hyn-ne-fuqi-vendimi-shtohen-kategorite-perfituese/