Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të ketë 42 zyra të reja që do të ofrojnë shërbime për qytetarët. Ky shtim i numrit të zyrave lidhet me politikën e re demografike të njoftuar në fund të vitit të kaluar, ku krahas bonusit të bebes që është rritur në vlerë, parashikohen edhe lehtësi proceduriale në regjistrimin e fëmijëve të porsalindur.