Nga 354 mijë fermerë në të gjithë vendin, vetëm 40.265 mijë prej tyre janë të dukshëm për shtetin dhe disponojnë një nipt për aktivitetin e tyre, duke e pasur kështu “derën” të hapur për aplikime dhe përfitime të fondeve të vëna në dispozicion nga Ministria e Bujqësisë për mbështetjen e këtij sektori. Megjithëse Ministria e Bujqësisë vuri në dispozicion 20 milion euro për 54 skema të financimit në bujqësi ku kusht kryesor është pajisja e fermerit me nipt, kjo nuk e vuri në lëvizje këtë kategori që të përfitojnë nga momenti për hapjen e niptit në mënyrë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e financimeve.
http://www.scan-tv.com/fermeret-qendrojne-nen-hije-refuzojne-financimet-nuk-pajisen-me-nipt/