Një raport i publikuar vetëm pak kohë më parë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal fliste për një skenar apokaliptik në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor në vitet në vijim, me temperaturat mesatare që do të rriten me të paktën 5 gradë celsius deri në fund të shekullit dhe me klimën që do të kthehet në sub-tropikale. Zonat bregdetare dhe jugore do të jenë gjithmonë e më të nxehta e më të thata gjatë stinës së verës. Në rritje projektohet jo vetëm frekuenca e zjarreve nëpër pyje por edhe përhapja e këtyre zjarreve në zona të tjera, edhe të banuara. Për këtë arsye, studimi rekomandon rritje të kapaciteteve monitoruese nëpër pyje.