Klinika e specializuar për sëmundjet e mushkërive në Tiranë si dhe qendra shëndetësore numër 4 në Njësinë 9 do të rindërtohen brenda këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë turit të llogaridhënies në Njësinë 9 në kryeqytet, ku është njëkohësisht edhe deputete e zonës. Sipas ministres, në kryeqytet do të rindërtohen gjithsej 14 qendra shëndetësore brenda vitit 2018 në kuadër të projektit të qeverisë për rehabilitimin qendrave shëndetësore.