Sara nga Shkodra/Siguria në internet

images

Siguria në internet nga Sara
Interneti tanimë ka zënë një vend thelbësor në jetën e secilit prej nesh e që përdoret nga të gjitha moshat, kryesisht nga të rinjtë. Sot, konsiderohet si një mundësi e mirë, sepse me anë të internetit ne mund të kërkojmë informacione nga më të ndryshmet duke zgjeruar kështu horizontin tonë, por edhe mund të komunikojmë me njerëzit që ndodhen larg.
Krahas anëve pozitive, përdormi i internetit nga të rinjtë ka dhe shumë aspekte negative, si: dhuna online, të panjohur që ngacmojnë, bullizëm nga moshatarët, gjuha e urrejtjes etj.
Por shtrohet pyetja sa të sigurtë jemi ne të rinjtë gjatë përdorimit të internetit? Po prindërit sa të sigurtë ndiehen për fëmijët e tyre?
Për të qenë më të sigurtë online, një rol shumë të rëndësishëm ka ndërgjegjesimi i fëmijëve dhe të rinjve ndaj rreziqeve si dhe rritja e interesit të prindërve për të mbikqyrur fëmijët e tyre.
Për prindërit, unë mendoj se detyra kryesore është të tregojnë kujdes dhe interes kur fëmija lundron në internet. Së pari duhet të kontrollojnë se me kë komunikon? Sa i sigurtë është miku/ja e re me të cilin po shkëmben mesazhe, etj.
Për ne të rinjtë, detyra kryesore është se duhet të bëjmë shumë kujdes kur komunikojmë më të panjohur. Të dhënat tona personale si fotot dhe videot mund të përdoren për qëllime dashakeqëse dhe nga më të ndryshmet. E di që nuk është e lehtë, por fjalëkalimi apo password-et e rrjeteve sociale ose të emaileve, duhet t’i ruajmë më kujdes dhe mos t’ia japim të tjerëve.
Në ditët e sotme, interneti do të vazhdojë të mbetet i rëndësishëm për brezin e ri. Ajo çfarë duhet të kemi parasysh është të tregohemi të kujdeshëm dhe të informohemi për rreziqet që na kanosen dhe se duhet të mendojmë dy herë para se të veprojmë. Jo rrallëherë fëmijë, të rinj, por edhe të rritur e kanë pësuar. Le të mos bëhemi ne apo familjarët tanë një ndër ato raste.
Sara nga Shkodra