Me mungesë të theksuar të shërbimeve sociale, atyre shëndetësore dhe pamundësisë për të ndjekur arsimin parauniversitar eshte realiteti i fëmijëve me aftësi të kufizuar ne Shqipëri. Raporti i World Vision, bazuar në të dhënat zyrtare që vijnë nga institucionet, përkthen në shifra të zymta situaten e fëmijëve me aftësi të kufizuara, 66% e të cilëve jetojnë në familje të varfra. 10 plane lokale të hartuara nga WV në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, perforcuan edhe një herë faktin se strategjitë nuk do ta ndryshojnë realitetin nëse nuk do të përkthehen në financa dhe burime njerëzore.