RTSH – Çelen hapësirat e para zhvillimore në Korçë

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, World Vision në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë çelën hapësirat e para zhvillimore në Korçë në shkollën e Pojanit. Drejtoresha e WV Eljona Boçe Elmazi ka firmosur me krerët e institucioneve vendore në Korçë marrëveshjet e mirëkuptimit, që i hapin rrugë funksionimit të këtij modeli inovativ zhvillimi për 15 shkolla të arsimit parauniversitar në 9 qytete të Shqipërisë. Arsyeja e kësaj marrëveshjeje është për t’iu ofruar shërbimet më të specializuara fëmijëve të cilët kanë aftësi të kufizuara.

https://www.youtube.com/watch?v=AcmTRePRTi0