Kjo javë nisi për qytetarët e Skraparit me më pak shërbime. Në këtë bashki, të hënën u mbyllen dyert e çerdhes, konviktit të nxënësve, Qëndrës së Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, por dhe Shërbimi i Pastrimit. Në kundërshtim të plotë me çdo ligj, Ministria e Financave mban të bllokuar politikisht 17 000 banorë të Skraparit duke i lënë ata pa shërbime, duke penguar veprimet financiare të Bashkisë Skrapar.
https://www.rtsh.al/lajme/bashkia-e-skraparit-pa-buxhet-mbyllen-disa-sherbime/