RTK – Thaçi: Reçaku simbol i sakrificës dhe martirizimit për liri

thaci

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën e Reçakut në 20 vjetorin e saj. “Reçaku hyri në historinë e Kosovës si simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot. 15 janari i vitit 1999 ishte një ditë shumë e rëndë për Reçakun dhe tërë Kosovën, por ishte edhe një kthesë e madhe në ndërkombëtarizimin e luftës së drejtë të popullit tonë. Pas gjenocidit të ushtruar nga forcat serbe në Reçak, u zgjua tërë bota demokratike dhe vuri në lëvizje gjithë diplomacinë ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi.

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=322197