Kryetari i Komunës së Gjilanit bashkë me përfaqësuesit e shoqatave që merren me trajtimin e personave me nevoja të veçanta dhe ata të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, ka vizituar punimet në ndërtimin e lagjes së re për fëmijët jetim, nënat dhe pleqtë e pambrojtur, e cila ka filluar punimet falë donacionit të Kuvajtit në vlerë prej 2 milionë dollarësh.