“Nisma në shkollën tonë shërben për trajnimin, informimin dhe ndërgjegjësimin e bashkëmoshatarëve në raste fatkeqësish natyrore”- shprehet Ajmar 12 vjeç nga Kavaja. Ndiqni këtë video për më shumë se si fëmijë, adoleshentë dhe mësues në 23 shkolla të vendit, në Tiranë,Kamëz, Durrës, Kavajë, Kurbin , Lezhë janë përfshirë në projektin “Ndërtimi i reziliencës dhe aftësive për Reduktimin e Riskut ndaj Fatkeqësive (RRF) nëpërmjet angazhimit të shkollës dhe komunitetit”. Ky projekt mbështetet nga UNICEF Albania, SDG Acceleration Fund, nëpërmjet financimit të qeverisë holandeze dhe zbatohet nga World Vision Albania, në koordinim me Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.