Kjo video u realizua në kuadër të 20 nëntorit, Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve, dhe rrëfen historinë e Roelit, djalit me aftësi të kufizuar qe sfidoi vetveten. Falë dashurisë dhe besimit të prindërve por edhe mbështetjes së shkollës dhe komunitetit, ai sot shkon në shkollë dhe ka përkrahjen e shokëve dhe mësuesve.