OECD ka publikuar raportin e fundit për Konkurrueshmërinë në Europën Juglindore në vitin 2018, duke bërë një vlerësim për të paktën 17 dimensione nga Investimet e huaja tek shërbimet publike, çështja e antikorrupsionit, bujqësia, infrastruktura apo çështja e taksave. Raporti shkruan se rajoni duhet të heqë dorë nga gara e tij për të ofruar taksa sa më të ulëta dhe se duhet të gjeje alternativa të tjera të tërheqjes së investimeve, duke vënë theksin tek shteti ligjor dhe përmirësimi i klimës së të bërit biznes.