Reporter.al – Studimi: Fëmijët me aftësi të kufizuara të diskriminuar dhe me akses të dobët në shërbime

femijet-600x336

Një studim kombëtar i publikuar të hënën nga organizata World Vision dhe Save the Children, zbuloi se fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar në vend përballen me diskriminim, vështirësi ekonomike e arsimore, si dhe mungesë shërbimesh të nevojshme. Studimi mati për herë të parë prevalencën e aftësisë së kufizuar te fëmijët dhe të rinjtë e moshës 2 deri në 17 vjeç përmes intervistave me 13.000 familje në të gjithë Shqipërinë dhe vlerësoi mundësitë e tyre për zhvillim dhe akses në shërbime cilësore. Studimi ngre alarmin se vetëm 7.8 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuar morën shërbime sociale gjatë 12 muajve të fundit, përmes qendrave të specializuara, qendrave të kujdesit ditor, atyre të shëndetit mendor dhe qendra rezidenciale të përkujdesjes sociale. 

https://www.reporter.al/studimi-femijet-me-aftesi-te-kufizuara-te-diskriminuar-dhe-me-akses-te-dobet-ne-sherbime/