RE-IN-VEST/Fillon projekti i riintegrimit të të kthyerve nga emigracioni dhe investimi për ta në Shqipëri

1

Riintegrimi i 6,268 qytetarëve shqiptarë të riatdhesuar nga shteti gjerman vetëm gjatë një viti, është një proces i gjatë dhe sfidues për Shqipërinë.

Për t’i përkrahur ata World Vision në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes sapo ka nisur projektin “Riintegrimi i të kthyerve nga emigracioni dhe investimi për ta në Shqipëri” (RE-IN-VEST) financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementohet nga GIZAlbania.

Duke filluar fillimisht nga Rrësheni, projekti do të shtrihet në13 bashki të Shqipërisë.

Ai vendos në qendër familjen, duke ofruar mbështetje social-ekonomike, trajnime profesionale, fuqizim ekonomik të pjesëtarëve të familjes, nëpërmjet punësimit dhe përkrahjes së ideve të biznesit. Gjithashtu, synon të krijojë një rrjet të qëndrueshëm e bashkëpunues midis partnerëve lokalë dhe rajonalë, në mënyrë që të lehtësohet aksesueshmëria e shërbimeve, riintegrimi i fëmijëve në sistemin arsimor dhe të nxitet punësimi në nivel vendor.