RE-IN-VEST në Labirintin e Migracionit në Korçë

f40a042e-adf8-40bf-a166-7d039956a8db

(English below)

Në kuadër të projektit RE-IN-VEST “Riintegrimi i të kthyerve nga emigracioni dhe investimi për ta në Shqipëri”, WorldVisionAlbania është bërë pjesë e eventit të GIZ në Korçë “Labirinti i Migracionit”.

Prezantimi i një modeli start-up të suksesshëm dhe realizimi i një ore mësimore (Klasa pas Mësimit) me fëmijët e familjeve të rikthyera, kanë qenë dy sesionet e prezantuara sot në këtë labirint. Mbështetja për familjet e rikthyera po ofrohet prej 3 vitesh tashmë në Bashkia Korçë dhe Bashkia Maliq, si dhe në 8 bashki të tjera.

Gëzimi, një prej fituesve start-up, zgjodhi që pas rikthimit në atdhe t’i rikthehej profesionit të tij dhe me mbështetjen e projektit arriti të hapë berberhanen e tij pranë shtëpisë. Rastin e tij ai e ndau përpara disa familjeve të sapo kthyera nga emigracioni ku tregoi mbështetjen e marrë dhe të gjitha fazat e ndjekura si përfitues i projektit në këtë bashki.

Mbështetja për familjet e rikthyera nga #emigracioni vijon në një fazë të re. Rreth 400 familje të tjera të rikthyera gjatë 2-3 viteve të fundit në Shqiperi do të ndihmohen përmes projektit RE-IN-VEST të financuar nga Qeveria Gjermane, që implementohet nga GIZ Albania, dhe zbatohet nga World Vision Albania dhe Diakonia Agapes.

***

RE-IN-VEST in the Migration Labyrinth in Korça

In the framework of RE-IN-VEST project  “Returnees reintegrate and reinvest within country” , World Vision Albania joined the GIZ event “Labyrinth of Migration” in Korça.

In this event REINVEST presented a successful start-up model and held an after school class activity with children of returned families.

Gëzim, upon returning to Albania went back to his old profession. REINVEST project supported his idea and he was awarded with a start-up, which made possible to open his barbershop close his home.

He shared his story with returnees and showed the support received during the project progress.

For about 3 years, aid is being provided to returnees in the Municipalities of Korça and Maliq as well as 8 additional Municipalities.

Support for further returned families is continuing. Approximately 400 other families returned during the recent 2-3 years in Albania will be supported through RE-IN-VEST project, funded by the German Government, supported by GIZ Albania and implemented World Vision Albania and Diakonia Agapes.