SAY IT digital është një projekt i cili synon të ndërlidhë të rinjtë, duke integruar përdorimin e teknologjisë, për të shprehur nevojat, sfidat dhe vizionin për të ardhmen e tyre dhe të vendit. Pas një procesi konsultimi dhe diskutimi me vetë të rinjtë, rezultoi se punësimi është një nga nevojat dhe sfidat më të rëndësishme me të cilën ata përballen sot.
Për të sjellë në vëmendje këtë çështje, ata zgjodhën një koncept unik për prezantimin e kësaj tematike në publik. Një ekspozitë me fotografi bardh e zi, të ideuara nga vetë të rinjtë që janë pjesë e projektit. Ekspozita ndërthur elementë të artit dhe teknologjisë, ndërsa ka si synim përfundimtar nxitjen e debatit lidhur me tematikën, e njëkohësisht nxitjen e të rinjve për të qenë aktiv, kreativ dhe të guximshëm për të sjellë vetë ata idetë e zgjidhjes së sfidave të lidhura me punësimin.
Një qasje e tillë synon të rrisë aktivizmin rinor, rrjetëzimin, përpjekjet e avokimit, marrëdhëniet pozitive dhe në fund t’u japë të rinjve shpresë për të ardhmen.
SAY IT digital is a project that aims to connect young people, by integrating the use of technology, to express their needs, challenges and vision for theirs and the country’s future. Following a consultation process with youth, it turned out that employment is one of their most important challenges.
To bring it to discussion, they chose to present it through a black and white photo exhibition. The idea, developed by the young people part of the project, combines elements of art and technology. Its ultimate goal is to encourage the debate on the topic, and inspire young people be active, creative and courageous to propose their own solutions.
Such an approach aims to increase youth activism, networking, advocacy efforts, positive relationships and hope for the future.