Ora News – Investigimi i BOOM në Tiranë: Ja sa lehtë mund të bien fëmijët në rrjetën e pedofilëve

Emisioni investigativ “BOOM” në Ora News ra në gjurmët e një aplikacioni që ka një përdorim të gjerë nga meshkujt, i quajtur “Grinder”. Aplikacioni mund të shkarkohet nga kushdo që ka një smartphone. Pas instalimit në aparatin celular përdoruesit i kërkohen disa të dhëna të përgjithshme dhe mund të regjistrohet fare lehtë nëpërmjet një adrese emaili që mund të jetë edhe false. Përdoruesi mund të vendos një foto profili, moshën, preferencat apo ndonjë karakeristikë që e përshkruan atë. “BOOM” pas një investigimi arriti në përfundimin se ky chat përdoret masivisht edhe nga pedofilët.

http://www.oranews.tv/article/investigimi-i-boom-ja-sa-lehte-mund-te-bien-femijet-ne-rrjeten-e-pedofileve