Ora News – Fëmijët nuk po lexojnë më libra

Të lexosh nuk mjafton vetëm të dish gërmat por të depërtosh në botën e mesazheve universale e ta rrokësh atë. Librat për fëmijë janë një pasuri e rrallë dhe e larmishme e ideve të cilat ndikojnë në procesin e formimit të fëmijës. Por fenomeni i leximit te fëmijët duket se po zbehet dita-ditës. Libri është guri i themelit në përgatitjen dhe zhvillimin intelektual të fëmijëve dhe orientimi i të vegjëlve drejt leximit dhe drejt librit fizik mbetet një sfidë e kohëve moderne.

http://www.oranews.tv/article/femijet-nuk-po-lexojne-me-libra