Studentë të universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës por dhe ato të “Alesandër Xhuvanit” në Elbasan kanë bojkotuar mësimin, duke iu bashkuar grupit të studentëve të Tiranës. Vendimi është marrë pas një takimi të Këshillit Studentor. Sipas tyre rruga e vetme, që çon drejt plotësimit të 8 kërkesave, por më e rëndësishme, rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë është bojkoti i procesit mësimor.