A.H. ndiqte Kopështin Nr. 1 në Tiranë dhe më 29 gusht 2018, pasi u kthye në shtëpi, filloi të sillej në mënyrë të pazakontë. Kur nëna e tij u përpoq t’i hiqte këmishën për t’i bërë dush, ai kundërshtoi duke u acaruar emocionalisht dhe duke u sjellë në mënyrë të frikësuar. E ëma zbuloi se djali kishte një shenjë mavi në krah, pa pranuar t’i tregonte asaj se nga se ishte shkaktuar. Menjëherë ai u dërgua nga e ëma në komisariatin e policisë, ku policët i bënë pyetje të thjeshta, por fëmija sërish nuk pranoi të fliste. Të nesërmen në mëngjes, djali u paraqit përsëri në komisariat dhe këtë herë u intervistua në prani të policëve, prindërve dhe tre psikologëve ku ai tregoi se ishte rrahur me shkop nga drejtoresha e kopështit Nashi Shehapi, më shumë se një herë.
http://opinion.al/foto-skandali-me-femijen-4-vjecar-digjet-ne-kopshtin-e-tiranes/