Opinion.al – Kush është shqiptari “hero” që i shpëtoi jetën nënës dhe vajzës së saj

shqiptari

Një shqiptar është konsideruar si hero në Itali, pasi i ka shpëtuar jetën një nëne bashkë me vajzën e saj të mitur, teksa banesa e tyre ishte përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në Livorno, kur shqiptari Nertil Qato u zgjua nga gjumi pas thirrjeve për ndihmë, pasi kishte rënë në zjarr në një banesë. Ai mori shkallën që ndodhej në pjesën e pasme të furgonit të tij dhe u ngjit në banesë, ku shpëtoi fillimisht vajzën 14-vjecare dhe më pas nënën e saj.

http://opinion.al/kush-eshte-shqiptari-hero-qe-i-shpetoi-jeten-nenes-dhe-vajzes-se-saj/