Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka propozuar ambasadoren e re amerikane në Shqipëri. Kathleen Ann Kavalec pritet të jetë ajo që do të pasojë Donald Lu-në si përfaqësuese e zërit të SHBA-ve në Shqipëri. Ajo njihet si një diplomate karriere, me një përvojë rreth 30-vjeçare si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare. Kathleen Ann Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.