Nga mundësia e të ushqyerit mirë, ngrohja e shtëpive, pushimet dhe deri tek blerja e rrobave të reja, është një listë e gjatë e gjërave që shqiptarët nuk mund të përballojnë dot. Në listën e gjatë të pyetjeve për gjërat që munden apo nuk munden të përballojnë në sondazhin e zhvilluar nga Komisionit Europian me vendet e BE-së dhe të Balllkanit Perëndimor, Shqipëria kryeson të gjitha pyetjet me përqindjen më të lartë të mos-përballimit të gjerave.