Eugent Bushpepa është këngëtari që na ka mbushur me emocione me përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovison 2018”. Gjithmonë na ka frymëzuar nëpërmjet muzikës së tij, por kësaj herë edhe nëpërmjet angazhimit të tij personal. Rrokeri ka vendosur jo vetëm të jetë Ambasador i World Vision për programin social “Tungjatjeta ..Jetë”, por edhe të udhëtojë, në ato zona ku programi ka marrë jetë. Në videon shihet që Genti ka udhëtuar në fshatin Skroskë të Librazhdit, për të vizituar Emanuelin e vogël, i cili është një ndër 35 fëmijët që merr shërbime të specializuara falas në shtëpi nga ekipi i Tungjatjetës!