Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përshëndetur deklaratën e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, e cila ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Sipas Thaçit, ideja e korrigjimit të kufirit do të vazhdojë ta shtyjë përpara kërkesën e institucionalizuar të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që të bashkohen me Kosovën. Kjo nuk nënkupton ndarje, shkëmbim territoresh dhe as autonomi të ndonjë “Republika Serbska”.