Alketa ishte vetëm 12-vjeç kur humbi të atin… Në atë kohë ishte një vajzë e ndrojtur, që e kishte të vështirë të shprehej. Në klasë të 6-të, u bë pjesë e grupeve të Impact të World Vision, nisi të angazhohej, të pikturonte, të merrte informacion për të drejtat e fëmijëve dhe të jepte kontributin e saj në komunitet.
“… Kur u shkri grupi im, i kërkova lideres së grupit që të vijoja të qëndroja pjesë e World Vision. Mora trajnimin për t’u bërë një lider dhe sot jam jashtëzakonisht shumë e lumtur që mund të drejtoj vetë një grup…”
Tashmë Alketa është lidere Impact-i në Vlorë e angazhuar që me kontributin e saj të sjellë ndryshimin në jetën e fëmijëve më vurnerabël.