Nisma e të rinjve IMPACT që ndryshoi një komunitet!
Çdo ditë, banorët e një fshati në periferi të Shkodrës kanë mundësi të marrin shërbim online pa pagesë, falë një nisme të ideuar nga të rinjtë e grupeve IMPACT dhe të mbështetur nga World Vision Albania.
Ngritja e një salle kompjuterash në #shkollë, iu shërben jo vetëm nxënësve por edhe banorëve të tjerë të komunitetit, të cilët nuk kanë akses në internet.
Ndiqni rrëfimin e mësuese Aidës për të mësuar më shumë rreth këtij projekti dhe jo vetëm.