Si çdo ditë, i ulur në fund të klasës me frikën se nga çasti në çast mund t’i vijë ndonjë ofendim apo goditje pa kurrfarë arsye. I tillë është rasti i 14 vjeçarit me inicialet D.K, i cili ka qenë pre e fenomenit të Bullizmit. Ai rrëfen për historinë e tij që në momentin që kur jeta i merr një rrjedhë krejt ndryshe.
“Çdo ditë pasi shkoja në shkollë ulesha në fund të klasës, i vetëm dhe askush nuk më afrohej. Në sytë e shokëve dhe mësuesve unë isha i dobët ose ndryshe si më quanin ata “qullash”.Të gjithë më shihnin me sy ironik dhe në çdo moment isha i detyruar të dëgjoja fyerjet që më vinin. Dhe vazhdimi i këtyre sjelljeve e çon 14 vjeçarin në lënien e shkollës.
Në një interviste me mësuesen e tij kujdestare Brikena Kushta ajo shprehet: “Ai ishte një djalë i urtë nuk shprehej me njeri, mesa shihnim as me familjarët. Çdo gjë e mbante përbrenda dhe kjo bënte që të gjithë të përfitonin prej tij. Kështu gjendja e tij rëndohej dhe u shty drejt lënies së shkollës.
Por asgjë nuk mbaron këtu…Historia e tij vazhdon akoma me më shumë përkeqësim. “Urdhërohesha nga shumë persona si të isha një skllav, në fakt duhet t’i bindesha, sepse në të kundërt…
Të gjitha këto me çuan në një rrugë pa kthim ku unë rashë pre e shumë veseve, të cilat më kushtuan shumë jo vetëm mua , por edhe familjes time. Ata u futën në një dëshpërim shumë të thellë për të ardhmen që më priste.
Isha bërë tepër agresiv, por mbas disa kurimesh, shëndeti im u përmirësua pak duke u bërë gati për të dëgjuar thirrjet e radhës.”- përfundon ai.