Nga Ilta, Tiranë: Shantazhi online, forma e bullizmi që po përhapet në shkolla

online

Sot në internet mund të komunikojmë në shumë mënyra dhe me këdo. Kjo mundësi komunikimi, mungesa e kujdesit, etj po e ekspozon brezin e ri në një lloj bullizmi, atë të presionin dhe shantazhit online dhe në shkollë.

I tillë është dhe rasti i një vajze S. nxënëse në klasën e tetë, në një shkollë në Bathore. Ajo ishte një vajzë e mbyllur dhe e urtë, që nuk krijon miqësi me të gjithë dhe nuk i beson thjesht të tjerëve. Ishte e zgjuar dhe gjithmonë mendonte mirë para se të vepronte.

A. ishte në klasën e saj, ai ishte një djalë i shkathët dhe i zgjuar, por jo shumë mirë me mësimet. Ai është i shoqerueshëm që u besonte të gjithëve.

Ditën që S. kishte ditëlindjen mori si dhuratë nga prindërit një aparat celular. Në telefon ajo hapi rrjetet sociale, një ndër to si Instagram, por me një profil privat. Vajza bëri miq nxënësit e klasës dhe këtu djali A. filloi t’i shkruante. Kështu filluan biseda deri në orët e vona të natës, por dhe shoqërimi me njëri-tjetrin gjatë ditës.

Djali nuk kishte shoqëri të mire dhe shokët e tij shpesh e ngacmonin dhe pyesnin se cfarë lidhje kishte mes tij dhe vajzës. Një ditë ai i tregoi gjithçka. Shokët i morën me “screenshot” bisedat dhe për çdo veprim të djalit e ngacmonin. Ata nisën të kërcënonin vajzën se do t’i tregonin prindërve të saj. S. reagoi keq, filloi të mbyllej në mbyllej në dhomë dhe nuk dilte. Për dy javë rresht ajo u mundua ta përballojnte e vetme këtë situatë dhe më pas vendosi t’i tregonte dikujt.

S. i tregon shoqes së saj, ajo e mbështeti dhe e këshilloi që t’i tregonte prindërve, por S. nuk pranoi. Kërcënimet apo ngacmimet e shokëve të djalit kishin filluar të shtoheshin për të dy, djali u mbyll në vetvete dhe u bë agresiv.

Të rinjtë i vijonin bisedat e tyre në Instagram, prandaj shokët e A. i vodhën profilin dhe i morën bisedat dhe fotot intime të vajzës S. dhe i postuan publikisht. Pas kësaj në shkollë filluan të shumtë ishin ata që e ngacmonin vajzën, por kishte dhe nga ata që i qëndruan pranë dhe e mbështetën. Ky ishte momenti që S. u detyrua që t’i tregoi prindërve për situatën. Reagimi i tyre ishte i ashpër, por të shqetësuar për vajzën. Ata erdhën në shkollë dhe biseduan me mësuesin kujdestar, kërkuan që të bënin një ballafaqim me A, shokët, vajzën dhe shoqen e saj. Në përfundim djemtë i kërkuan falje, por mbeti shumë vend për dyshim.

Tashmë S. dhe A. nuk flasin më me njëri-tjetrin. Djali A. ndryshoi shkollën dhe kështu kanë shkëputur të gjitha lidhjet dhe kjo histori “duket” se u harrua.

Mesazhi i asaj që dua të ndaj me të rinjtë sot është se e vetmja mënyrë për të evituar, që histori si kjo përfundojnë në një situata më të rënda është të flasim hapur dhe të kërkojmë ndihmë.