Mendoni çfarë emocionesh përjeton secili prej nesh gjatë përiudhës së ndërrimit viteve. Përtej asaj atmosfere festive, në Shqipërinë tonë të dashur ka edhe më ndryshe, veçanërisht në Kurbin. Një traditë prehistorike akoma vazhdon të veprojë në heshtje. Armët buçasin, por çfarë lënë ato pas? Pa vendosur në peshore kundërshtinë me ligjin dhe mentalitetin e prapambetur, arroganca e kësaj shoqërie arrin të degjenerojnë deri në vrasje.
Ndërrimi i vitit nga 2017 në 2018, nuk ishte aq i mbarë për familjen Gj, madje mund të themi se ishte fatal. Shtëpia e familjes e ndodhet në një pozicion fushor në zonën e Sanxhakut (Kurbin). Fati i keq shkruajti fundin e një kapitulli që sapo kishte filluar për një të ri 15-vjeçar. K.Gj kishtë dalë i lumtur si çdo fëmijë për të plasur fishekzjarre në tarracën e banesës së tij. Një plumb në rënie të lir% nga kallashët e panumërt, e goditi atë duke i marrë jetën…
Sa djem duhet të humbim që të kuptojmë se më shumë se kurrë kemi nevojë për kulturë dhe civilizim sesa të mira materiale. Se është më mirë të lexojmë një orë Biblën, sesa të ecim me rregullat e “Lek Dukagjinit”.
Të ndalemi tek fenomeni sesa tek fajtori…
Si një bashkëmoshatar ndjehem tmerrësisht i frikësuar për të ardhmen e krahinës time dhe atë vetjake në atdheun tim. Le të shpresojmë se sensibilizmi do vijë, por mos të jetë duke u vonuar shumë.
Kam një ëndërr ……. Çdo shtëpi kurbinase, e ç’armatosur dhe madje vullnetarisht. Një jetë humbi, por shumë të tjera mund të shpëtojnë…