News 24 – 1 Qershori, 23 mijë fëmijë në situatë rruge. 50% e fëmijëve analfabetë funksionalë

Drejtoresha e programit në World Vision, Artina Morava ka qenë e ftuar në rubrikën “Opinion24” të News 24 për të folur për të drejtat e fëmijëve. Ajo përmend problematikat që hasin fëmijët në Shqipëri që nga të drejtat e munguara, varfëria, dhuna psikologjike e fizike, bulizmi dhe të qenurit me aftësi të kufizuara. Të gjitha këto vijnë me shifra konkrete nga studime që janë kryer për situatën e fëmijëve në vend. Programi social “Tungjatjeta” në zonën e Librazhdit është një shembull sesi cilësia e jetës së fëmijëve me aftësi të kufizuar atje është përmirësuar. Ndërkohë problem vijon të jenë edhe martesat në moshë të hershme dhe shtatëzania te vajzat e mitura. Vihet theksi edhe te roli i psikologut që në shumë raste mungon.

https://www.youtube.com/watch?v=tsV6gSkcF5c&feature=youtu.be