Në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet

1512484969635

Rreth 600 familje janë përmbytur nga rreshjet e ditëve të fundit vetëm në Bashkinë e Kamzës.

 Blerina Lako, punonjëse e World Vision, duke biseduar me Nazmijen.

Në familjen e Bashkim Hulit, uji ka përfshirë të gjitha orenditë, ushqimet, dhe veshjet. Në këtë shtëpi me çati të dëmtuar, ku uji depërtoi jo vetëm nga toka, por edhe nga qielli dëmet janë të mëdha. Por pas përmbytjes, Bashkimi, gruaja e tij Nazmija, dhe dy fëmijët Veronika dhe Izmiri, duhet të përballen edhe me të ftohtin.
Bashkimi tregon se “Nata ishte shumë e vështirë. Kishim frikë për fëmijët. Nuk është hera e parë që përmbytemi, dhe kemi merak për fëmijët se me çfarë kushtesh po rriten”.

 

 

Shirat e pak ditëve më parë i gjetën të papërgatitura shumë familje në Bathore, që jetojnë në kufijtë e mbijetesës. Si pasojë e vërshimeve të ujit, familjet kanë humbur ushqime, mobilje dhe pajisjet elektroshtëpiake. Për të mbështetur këto familje në nevojë, World Vision së bashku me Bashkinë e Kamzës kanë kanë identifikuar familjet me të prekura, dhe kanë mbështetur 50 prej tyre me paketa ushqimore. 

Ndërsa në Korçë, World Vision, po mbështet 160 familje të prekura  me paketa ushqimore, batanije dhe dru për ngrohje. Gjithashtu, ndihma jonë vazhdon edhe në Dibër, Durrës dhe Vlorë.