#MOS Dhuna na tjetërson – Ekspozita e të rinjve të blogut “Reporteri”

ÇFARË ËSHTË REPORTERI?

…blogu ku të rinj nga Shqipëria shkruajnë mbi problematika të ndryshme sociale që i shqetësojnë në zonat ku ata jetojnë… Përmes fotoreportazheve, të rinjtë e projektit “Reporteri” nga 10 zona të ndryshme të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, kanë sjellë në këtë ekspozitë disa histori reale, që iu kanë ndodhur vetë të rinjve ose miqve të tyre. Për të ruajtur identitetin e miqve të tyre që kanë përjetuar këto situata të vështira, reporterët e rinj kanë ndryshuar emrat e personazheve. Ata kanë inskenuar situatat, i kanë fotografuar dhe i sjellin në foto-ese.

Ndiqni videon që sjell disa nga momentet kyçe gjatë lançimit të ekspozitës në kalanë e Tiranës.