Shqipëria ka prevalencë të lartë të fëmijëve që kanë zhvillim të mangët fizik, sidomos në peshë dhe në gjatësi në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, sipas një raporti të Bankës Botërore të publikuar së fundmi mbi Indikatorët e zhvillimit të qëndrueshëm global. Raporti vëren se 7% e fëmijëve meshkuj të moshës nën 5 vjeç gjatë periudhës 2005-2015 Ishin me zhvillim të mangët fizik si pasojë e kequshqyerjes teksa vajzat janë më pak të ekspozuara. Shqipëria renditet e para në grup për numrin më të madh të fëmijëve meshkuj që janë nën zhvillimin qe kërkon mosha, nga kushtet jo të mira të jetesës.