Shpenzimi i parave për kërkime dhe zhvillim janë një tregues kryesor i fuqisë afatgjatë ekonomike. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave pranë UNESCO-s, Shqipëria llogarit 37 milion dollarë shpenzime për kërkimin shkencor, ndër më të ulëtat. Krahasuar me rajonin, vetëm Mali i zi shpenzon më pak, me 35 mln dollarë, ndërsa kryeson Maqedonia 145 milion dollarë, Bosnja e Hercegovina me 105 mln dollarë.