Shqiptarët janë më të pakënaqurit në Europë me arsimin dhe janë njerëzit me të ardhura të ulëta të cilët e vuajnë më shumë. Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, të zhvilluar nga Komisioni Europian, Shqipëria ka nivelin më të ulët të kënaqësisë me arsimin edhe në krahasim me vendet e tjera kandidate për t’u anëtarësuar. Pesha e shpenzimeve për arsim në Shqipëri është gati 4% e totalit të shpenzimeve të familjeve, nga 1% që është mesatarja e Bashkimit Europian.
http://www.monitor.al/sondazhi-i-ke-shqiptaret-me-te-pakenaqurit-me-arsimin-ne-europe/