Monitor – Shqipëria ndër vendet e para në Europë me shumë nxënës dhe pak mësues

nxenes-per-mesues-2

Rreth 120 mijë nxënës janë të regjistruar në shkollat e mesme në vend. Sipas INSTAT për vitin akademik 2017-2018, raporti i nxënësve për mësues në shkollat e mesme ishte 13.8, tregues ky që ka shënuar rënie të njëpasnjëshme për të paktën 5 vitet e fundit akademike. Në krahasim me rajonin, Shqipëria ka raportin më të lartë të nxënësve për mësues dhe renditet ndër vendet e para në Europë. Nga të dhënat e Eurostat, në gjimnaze llogariten mesatarisht 11.8 nxënës për çdo mësues për mesataren e BE, ndërsa në Serbi rreth 8.3.

http://www.monitor.al/shqiperia-nder-vendet-e-para-ne-europe-shume-nxenes-dhe-pak-mesues/