Me një borxh publik, që vlerësohet të ketë arritur në rreth 69% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e parë të këtij viti, Shqipëria rezulton e 14-a në Europë për nga niveli më i lartë i tij, në 35 shtete. Ndërkohë ajo renditet e para në rajon me përqindjen borxhit publik.